Site icon Telegrafi

Shëngjini i prenotuar edhe gjatë shtatorit, ka pasur rritje të numrit të pushuesve

Stina e vjeshtës dhe moti i paqëndrueshëm, nuk e mbyllën sezonin turistik në Shëngjin.

Vija bregdetare vijon të jetë e populluar me pushues edhe në këto ditë të para të muajit shtator.

Operatorët turistik thonë se prenotimet për shtatorin janë të kënaqshme, ndërsa po përdorin oferta me çmime të ulura për të joshur pushuesit, kryesisht shqiptarë të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, por nuk mungojnë as të huajt të cilët kanë zgjedhur këtë periudhë për pushime.

“Pushuesit janë rajonal si maqedonas, kosovarë ndërsa momentalisht kam pushues bullgar. Pronotimet që kemi në shtator i kemi që vitin e kaluar. Nga kolegët e mi që shoh prenotimet vazhdojnë”, thotë operatori turistik Dritan Kondakciu.

“Ky vit ka qenë një vit i artë për turizmin këtu tek ne në Shëngjin. Shumë më mirë se vitin e kaluar prej vëllezërve tanë prej Kosovës edhe shtatori është shumë më mirë se vitin e kaluar”, thotë operatori turistik Ben Leka.

Shëngjini është kthyer një nga destinacionet turistike më të pëlqyera dhe numri i turistëve vit pas viti po shënon rritje./RTSH

Exit mobile version