Site icon Telegrafi

Shemsi Gashi është polici i vrarë në Prishtinë

Këtë për KosovaPress, e ka konfirmuar njëri prej kushërinjve të viktimës i cili ka qenë në vendin e ngjarjes.

Dëshmitarët tjerë që kanë qenë në vendin e ngjarjes nuk kanë dashur të flasin para kamerës por kanë treguar se në orën 07:00 të mëngjesit kanë dëgjuar të shtëna armësh.

Për viktimën thonë se ka qenë duke shkuar në punë.

Merret vesh se Gashi ka qenë duke punuar në departamentin e Kriminalistikës në Policinë e Kosovës

Vritet një polic i Kosovës, punonte në hetimin e krimeve ekonomike e korrupsionit

Policia e Kosovës ka marrë informatën se në rrugën “Isa Kastrati” te Mileniumi i Tretë në lagjen ‘Mati 1’ të Prishtinës para pak çastesh ka pasur të shtëna armësh.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga ty është konfirmuar se gjendet një person pa shenja jete.

Këtë për KosovaPress e ka konfirmuar zyrtari për informim i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Ndërsa, mësohet se i njëjti është pjesëtar i Policisë së Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version