Please enter at least 3 characters.

Shembje dheu në Veternik të Prishtinës, ndërhyjnë zjarrfikësit

2023/09/lajmi-i-fundit-1.png

Sot në mesditë një shembje dheu në një punishte ka ndodhur në rrugën “Richard Holbrook”, në Veternik.

Lajmin e konfirmoi për Telegrafin, drejtori i Zjarrfikësve në Prishtinë, Abdusamed Shkodra.

“Krejt çka mund të them momentalisht është se ka rrëshqitje dheu në një punishte në Veternik... Jemi në intervenim...”, tha shkurt Shkodra.

Në vendin e ngjarjes përveç zjarrfikësve janë zyrtarë edhe nga komuna e Prishtinës dhe prokurori i rastit.

Telegrafi ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të përgjigjeve.

Lajmi në përditësim.