Site icon Telegrafi

Shembja e skelave lëndoi tre persona, zjarrfikësit po kërkojnë për viktima tjera nën gërmadha

Nga skelat e shembura prej një ndërtese në Reading të Anglisë, janë lënduar tre persona, derisa po bëhen kërkime nën gërmadha, nëse ka edhe të tjerë që pësuar nga kjo ngjarje e papritur.

Mes të lënduarve, është një prej kryepunëtorëve që po punonin në fasadën e qendrës tregtare, derisa pësuar dhe dy kalimtarë rasti, derisa gjendja e të treve raportohet të jetë e mirë, transmeton Telegrafi.

“Brenda gërmadhave, mund të jenë edhe dy viktima” është thënë nga burime të pa sigurta, që bazohen në të pranishmit që ndodheshin në afërsi, të cilët thonë se kanë parë edhe njërz tjerë nën skela.

Derisa kërkimet po vazhdojnë, po bëhen hetime se si u shembën skelat, që për fat ranë në një kohë kur punonjësit ishin në pushim, derisa rruga ishte e boshatisur. /Telegrafi/

Exit mobile version