Site icon Telegrafi

Shefja e BE-së viziton rajonet e goditura nga përmbytjet në Evropë dhe premton miliarda euro ndihmë

Ndërsa ishte në Wroclaw, Poloni, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, premtoi miliarda euro për rikuperimin nga përmbytjet për vendet e Evropës Qendrore, të cilat pësuan dëme gjatë përmbytjeve të vazhdueshme.

Bëhet e ditur se shefja e BE-së vizitoi një rajon të dëmtuar nga përmbytjet në Poloninë juglindore dhe u takua me krerët e qeverisë së vendeve të prekura – Polonia, Austria, Republika Çeke dhe Sllovakia.

Von der Leyen tha se fondet do të jenë të disponueshme me shpejtësi për riparim nga fondi i solidaritetit të BE-së, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Duke pranuar se nuk do të mjaftonin përballë shkatërrimit të madh në rajon, ajo premtoi edhe 10 miliardë euro për riparime urgjente.

“Këto janë kohë të jashtëzakonshme dhe kohët e jashtëzakonshme kanë nevojë për masa të jashtëzakonshme. Në pamje të parë, 10 miliardë euro mund të mobilizohen nga fondet e kohezionit për vendet që preken. Ky është një reagim urgjent tani”, tha von der Leyen.

Ajo tha se nuk do të kërkohet asnjë kontribut nga vendet individuale që paratë të lirohen dhe theksoi se në një krizë të tillë kërkohet veprim i shpejtë.

Normalisht, vendeve të BE-së u kërkohet të bashkëfinancojnë projekte për të pasur qasje në financimin e kohezionit.

Ndryshe, shtëpitë janë shkatërruar dhe disa njerëz kanë vdekur si pasojë e përmbytjeve në të gjithë rajonin. /Telegrafi/

Exit mobile version