Shefi i policisë së Milanos, Marcello Cardona thotë se do të kërkojë një bllokadë në tifozët e Interit që të udhëtojnë në ndeshjet jashtë dhe mbylljen e sektorit të Curva Nord në Giuseppe Meazza.
Ndeshja derbi e javës së 18-të në mes të Interit dhe Napolit përfundoi me fitoren 1-0 të vendasve Nerazzurrë.
Por, kjo përfundoi me turp pasi katër tifozë u therën, njëri vdiq nga goditja e tij nga një kamion dhe Kalidou Koulibaly u keqtrajtua në mënyrë racore.
Të gjitha këto ngjarje të rënda për futbollin italian thuhet se kanë bërë që të mblidhen gjitha institucionet dhe pritet një dënim i rëndë për tifozët vendas.
“Ka pasur më shumë se 100 tifoz ultras të përfshirë në përleshje, mes tyre edhe nga Varese dhe Nice”, ka thënë fillimisht Cardona në një konferencë për shtyp.
“Këto ishin incidente shumë serioze, kështu që unë do t’i kërkoj komitetit të rendit publik që të ndalojë tifozët e Interit që të udhëtojnë për të shikuar ndeshjet për pjesën tjetër të sezonit”.
“Gjithashtu do dhe të kërkojë edhe mbylljen e zonës së tifozëve të Interit në Giuseppe Meazza deri më 31 mars 2019, ose për pesë ndeshje plus një në Coppa Italia “, përfundoi shefi i policisë.
Ndryshe, gjatë orëve të fundit është përfolur edhe për një pezullim të gjithë kampionatit italian shkaku i incidenteve të fundit. /Telegrafi/
Inter vs Napoli 26.12.2018
1 person is dead and 4 others stabbed. pic.twitter.com/QUKtVRBKpk— CasualsFinest (@CasualsFinest_) December 27, 2018