Site icon Telegrafi

Shefi në largim i NATO-s shpreson se Ukraina mund t’i bashkohet aleancës brenda 10 viteve

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, shpreson se Ukraina mund t’i bashkohet aleancës brenda dekadës së ardhshme.

“Unë shpresoj shumë që Ukraina do të jetë një aleat”, tha ai në lidhje me zgjerimin e mundshëm të NATO-s brenda 10 viteve të ardhshme, duke nënvizuar punën e tij për ta arritur këtë gjatë mandatit të tij.

Sekretari i përgjithshëm në largim po fliste përpara një samiti të liderëve të NATO-s në Uashington, ku aleanca festoi 75 vjetorin e saj dhe vendosi të shpallë mbështetje të re për Ukrainën, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

Stoltenberg u bëri thirrje aleatëve të NATO-s që të furnizojnë Ukrainën me më shumë ndihmë ushtarake për të mposhtur pushtimin rus.

“Sa më e fortë të jetë mbështetja jonë, aq më shpejt mund të përfundojë kjo luftë”, tha ai.

“Ky është paradoksi. Sa më shumë të angazhohemi për një kohë të gjatë, aq më shpejt lufta mund të përfundojë”, shtoi Stoltenberg.

Megjithatë, çështja e anëtarësimit të Ukrainës në NATO mbetet e diskutueshme.

Deri më tash nuk ka një afat kohor për të lejuar anëtarësimin e Ukrainës dhe nuk ka asnjë ftesë zyrtare. /Telegrafi/

Exit mobile version