Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vazhduar dominimin olimpik, ku në stafetën 4×400 metra fituan medaljen e artë edhe te meshkujt edhe te femrat.
Megjithatë, fitorja te meshkujt dhe medalja e artë olimpike u arrit me shumë mund, dhe u vendos nga Rai Benjamin që e la prapa Letsile Tebogon e Botsuanas.
Atletët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e mbyllën garën me rekord olimpik prej 2 minutave, 54 sekondave e 43 të qindtave.
An incredible race !
Team USA wins Olympic gold in the 4x400m, breaking the Olympic record with a time of 2:54.43 🤯
–
Une course incroyable !
Team USA remporte l’or Olympique sur le 4x400m en battant le record olympique avec un temps de 2:54.43 🤯#Paris2024 pic.twitter.com/BVtSs2aA8N— Paris 2024 (@Paris2024) August 10, 2024
Botsuana e mori të argjendtën me rekordin afrikan prej 2 minutave, 54 sekondave e 53 të qindtave.
Kohën prej 2 minutave, 55 sekondave e 83 të qindtave e pati Britania e Madhe që e fitoi medaljen e bronztë dhe vendosi rekord evropian.
Në anën tjetër, Atletet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i janë afruar shumë rekordit botëror në garën e stafetës 4×400 metra. Atë nuk e arritën, por janë stolisur me medalje të artë të shtunën në Paris.
SHBA-ja, megjithatë, vendosi rekord të ri kontinental, me kohën 3 minuta, 15 sekonda e 27 të qindtat.
Team USA 🇺🇸 triumphs with an extraordinary performance of 3:15.27 😱
–
Team USA 🇺🇸 s’impose en réalisant une performance extraordinaire de 3:15.27 😱#Paris2024 pic.twitter.com/Verj2RmW2o— Paris 2024 (@Paris2024) August 10, 2024
Atletet e Holandës e fituan medaljen e argjendtë me rekord shtetëror, prej 3:19.50, ndërsa Britania e Madhe e fitoi të bronztën, po ashtu me rekord shtetëror.
Britaniket e mbyllën garën për 3 minuta, 19 sekonda e 72 të qindtat. /Telegrafi/