Administrata e presidentit të SHBA-së Joe Biden ka miratuar shitjen e armëve me udhëzime precize me vlerë 735 milionë dollarë Izraelit, raporton sot gazeta amerikane “Washington Post”.
Kongresi u njoftua zyrtarisht për rekomandimin për shitje më 5 maj, thanë tre burime nga Capitol Hill, të njohur me informacionin.
Propozimi erdhi gati një javë para se Hamasi palestinez të fillonte të godiste Izraelin nga Rripi i Gazës.
“Washington Post” kujton se Izraeli iu përgjigj sulmeve me raketa me sulme ajrore në të cilat, nga të dhënat e së dielës, u vranë afër 200 palestinezë.
Burimet mjekësore palestineze në Gaza thanë të dielën se numri i të vdekurve pas një jave konflikti me Izraelin kishte arritur 197, përfshirë 58 të mitur.