Burime të huaja diplomatike pranë bisedimeve mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara në Arabinë Saudite, kanë theksuar se SHBA-ja dhe Rusia propozojnë një plan paqeje me tre faza që përfshin një armëpushim, zgjedhje në Ukrainë dhe më pas nënshkrimin e një marrëveshjeje përfundimtarem shkruan Ukrainska Pravda.
Megjithatë, ideja e zgjedhjeve u mohua më vonë, duke shpjeguar se Rusia po e shtynte këtë pikë, ka njoftuar korrespondentja e Fox News, Jacqui Heinrich, transmeton Telegrafi.
Disa burime të huaja diplomatike i thanë Fox News se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia po konsideronin mbajtjen e zgjedhjeve të reja në Ukrainë, si një kusht kyç për suksesin e procesit të zgjidhjes.
🚨NEWS w/ @NanaSajaia – US/Russia 3 stage peace proposal would force new Ukraine elections: foreign diplomatic sources
The US and Russia are proposing a three-stage peace plan, according to multiple foreign diplomatic sources close to the talks in Saudi Arabia. The plan includes…
— Jacqui Heinrich (@JacquiHeinrich) February 18, 2025
Megjithatë, një burim tjetër amerikan i njohur me bisedimet e zbuti këtë deklaratë, duke shpjeguar se çështja e zgjedhjeve është shtyrë në bisedime dhe mund të jetë pjesë e negociatave të ardhshme, por jo në këtë moment.
Shtëpia e Bardhë ende nuk e ka komentuar këtë deklaratë, por pritet ta bëjë këtë së shpejti.
Putin is now asking for a new election in Ukraine, conducted in a specific manner that he can influence, so that he can install his puppet and accomplish that which he couldn’t militarily. Nice try, Vladimir. Try holding a free and fair election in your own country first…
— Rep. Brian Fitzpatrick 🇺🇸 (@RepBrianFitz) February 18, 2025
Burime të shumta diplomatike të huaja dhanë këtë lexim nga pala ukrainase: “Putin vlerëson probabilitetin e zgjedhjes së një presidenti kukull si mjaft të lartë, dhe është gjithashtu i bindur se çdo kandidat tjetër përveç presidentit aktual të Ukrainës do të jetë më fleksibël dhe i gatshëm për negociata dhe lëshime. Nga ana tjetër, Donald Trump është i gatshëm të pranojë çdo rezultat zgjedhor”.
Pas takimit, delegacionet amerikane dhe ruse ranë dakord të “adresojnë marrëdhëniet dypalëshe” dhe të vazhdojnë punën për përgatitjen e negociatave në lidhje me luftën ruso-ukrainase. /Telegrafi/