Site icon Telegrafi

Sharon Osbourne komentohet për ndryshimin e madh në dukje pas operacioneve

Sharon Osbourne

Sharon Osbourne, gruaja e këngëtarit Ozzy Osbourne, së fundmi është fotografuar teksa bënte pazar në Los Angeles.

Ajo vendosi të bënte një ndryshim të fytyrës tre vjet më parë, të cilën më vonë e përshkroi si “eksperiencën më të keqe”.

Sharon tani ka nisur një sërë thashethemesh të reja për shkak të pamjes së saj të fytyrës.

Sharon Osbourne

Ajo është fotografuar duke bërë pazar në “Neiman Marcus” dhe ka befasuar ndjekësit e rrjeteve sociale me pamjen.

Shumë kanë shkruar në rrjetet sociale se “është e trishtueshme që njerëzit që mund të përballojnë trajtimet më të mira kthehen në karikatura të vetvetes”.

Sharon Osbourne

“Pse nuk e lë fytyrën të qetë”, “Ajo për një kohë të gjatë dukej e mrekullueshme, dhe tani po e tepron me humbjen e peshës”, janë vetëm disa nga komentet.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Sharon Osbourne

Përveç kritikave, disa të tjerë e mbrojtën duke thënë se “është fytyra e saj, zgjedhja e saj dhe mund të bëjë çfarë të dojë”.

Vitin e kaluar, Sharon foli për operacionet në 2021, për të cilat tha se ishin gjëja më e keqe që kishte bërë ndonjëherë. /Telegrafi/

Exit mobile version