Site icon Telegrafi

Sharapova kundër Nadal: Nuk braktis ndeshjet nga frika e dopingut

ka kaluar një javë nga konferenca e shtypit, ku pranoi se ka dalë pozitive me “meldonium” gjatë grand slemit të Australia Open, tenistja ruse Maria Sharapova ka reaguar sërish përmes faqes së saj zyrtare Facebook.

Ajo është përpjekur të shprehet se është e pafajshme, por se merr përsipër përgjegjësitë. Gjithashtu, Sharapova nuk pranon akuzat se mundon në fushë prej muajsh për shkak të dopingut.

“Mbi mua janë hedhur shumë akuza të paqena, janë thënë shumë informacione të gabuara që më rëndojnë. Unë eci me kokën lart, pasi nuk e fsheh të vërtetën. Jam gati t’i jap ITF-së kartelën time mjekësore. Unë jam shprehur edhe më parë se kam dëshirë të luaj dhe të rikthehem sa më shpejt në fushë”, thotë tenistja ruse për mediat dhe fansat e saj, ndërkohë që ka vijuar stërvitjen në palestër. Ajo konfirmon se nuk ka patur asnjë dijeni që “meldonim” kishte hyrë në listën e substancave të ndaluara të WADA-s.

“Përmes kartelës time dua t’i tregoj ITF-së se nuk kam pasur dijeni”, ka thënë më tej Sharapova. Ajo nuk përmend emra, por përmes disa rreshtave hedh poshtë akuzat se nuk ka garuar muajt e fundit të 2015-ës për shkak të dopingut. Ajo shprehet se kjo “taktikë” mund të jetë përdorur nga të tjerët (Nadal), por jo nga ajo, transmeton TeleSport.al.

“Nuk jam hequr kurrë si e dëmtuar për të mos rezultuar pozitive në testet antidoping. Nëse unë e kam përdorur atë mjekim për një kohë të gjatë, kjo ndodh pasi mjeku ma ka këshilluar dhe ai është i vetmi që mund të vlerësojë gjendjen shëndetësore të një pacienti”, është shprehur bukuroshja ruse, që ende nuk di nëse do të dënohet dhe për sa kohe do të mungojë.

Exit mobile version