Sulmuesi shqiptar i Përfaqësueses së Zvicrës, Xherdan Shaqiri ndihet i lumtur me fitoren ndaj Kamerunit në kuadër të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.
Zvicra fitoi me rezultat 1-0 ndaj Kamerunit në ndeshjen e parë të grupeve në “Katar 2022”, falë një goli të Breel Embolo, i cili u asistua nga Shaqiri.
Kjo fitore e Helvetikëve e ka gëzuar asistuesin shqiptar, i cili foli pas ndeshjes, duke theksuar se ekipi duhet të përmirësohet.
💪👏 Die Schweiz gewinnt ihr Auftaktspiel!
La Suisse remporte son premier match !
La Svizzera vince la sua prima partita!🔜 Game 2: 🇧🇷 🆚🇨🇭 (28.11, 17:00)#natimiteuch #lanatiavecvous #lanaticonvoi @FIFAWorldCup pic.twitter.com/ZIN60jvQCx
— 🇨🇭 Nati (@nati_sfv_asf) November 24, 2022
“Donim të nisnim mirë. Por, duhet thënë se të dyja skuadrat nuk patën një lojë të veçantë në fillim”, ka thënë fillimisht Shaqiri pas ndeshjes.
“Pjesa e dytë ishte shumë më e mirë. Krijuam më shumë raste dhe arritëm të bënim 1-0. Në fund mund të ishte 2-0 ose 3-0 nëse shfrytëzonim shanset tonë”.
“Në fund, ajo që ka vërtet rëndësi është se ne arritëm të fitonim ndeshjen e parë. Detyra e parë është përmbushur, por tani duhet të përmirësohemi qartë”.
“Ishte 0-0 për një kohë të gjatë, na duhej një shfrytëzim i rastit. 1-0 na dha shumë vetëbesim dhe më pas mundëm të luanim edhe më përpara. Kjo po ndryshonte lojën”, përfundoi ylli shqiptar. /Telegrafi/