Site icon Telegrafi

Shaqir Totaj pranon zyrtarisht detyrën e kryetarit të Prizrenit

Shaqir Totaj nga sot është edhe zyrtarisht në krye të komunës së Prizrenit. Pasi ai e ka marrë detyrën si kryetar i ri i kësaj komune. Kjo ka ndodhur në një ceremoni solemne ku është bërë pranim dorëzimi i detyrës nga kryetari i mëparshëm, Mytaher Haskuka.

Totaj u shpreh që nuk do të jetë e lehtë për të, të jetë në krye të Prizrenit për katër vitet e ardhshme. Por në kuadër të kësaj ai u zotua që bashkëpunimi nuk do të mundojë dhe qasja bashkëpunuese gjithashtu.

“Së pari dua t’iu falënderojë për pritjen që na e keni bërë. Pasi për katër vjet nuk është e lehtë të udhëheqësh një qytet si Prizreni. Jam mirënjohës, po ashtu edhe për mundësinë që të ardhmen kurdo që kemi nevojë me informacione shtesë për projektet t’iu drejtohemi juve, si dhe drejtorët aktual eventualisht të vazhdojnë punën për të siguruar një kontin-utet që qyteti ka nevojë. Ne gjithsesi do të vazhdojmë me një përkushtim dhe qasje pak më ndryshe”, tha ai.

Ai po ashtu u shpreh që vetë kjo ceremoni e pranim dorëzimit të detyrës tregon shumë,tregon që Prizreni ka një traditë dhe kulturë.

“Besoj shumë që qyteti i Prizrenit në frymën e një kulture, tradite dhe tolerance do të vazhdojë më tutje. Ky pranim-dorëzim i pushtetit tregon se Prizreni ka një traditë dhe kulturë”, tha Totaj./Telegrafi/

Exit mobile version