Filmi “The Shape of Water” i regjisorit meksikan, Guillermo del Toro, ka marrë më së shumti nominime për Golden Globes, shtatë sosh, duke e përfshirë edhe atë për kategorinë e dramës më të mirë.
Pas këtij filmi, i cili triumfoi edhe në edicionin e sivjetmë të Festivalit të Filmit në Venecia, renditet trileri politiko-gazetaresk i Steven Spielbergut, “The Post”, me shtatë nominime.
Pos këtyre dy filmave, në kategorinë e dramës më të mirë janë nominuar edhe filmi me tematikë lufte “Dunkirk” i Christopher Nolan, si edhe komedia e zezë “Three Billboards Outside Ebbing, Missouri” dhe komedia romantike “Call Me by Your Name”.
Në kategorinë e komedisë më të mirë ose mjuzikël janë nominuar filmat: “Lady Bird”, “I, Tonya’, “The Disaster Artist”, “Run” dhe “The Greatest Showman”.
Ndër të nominuarit për aktorin më të mirë në kategorinë dramë janë Daniel Day-Lewis, Tom Hanks, Gary Oldman e Denzel Washington.
Për aktoren me të mirë konkurrojnë edhe Jessica Chastain, Frances McDormand e Meryl Streep.
Në kategorinë e aktorit më të mirë në mjuzikël ose komedi garojnë edhe Steve Carell, James Franco e Hugh Jackman, kurse për aktoren më të mirë në këtë zhanër konkurrojnë edhe Judi Dench, Helen Mirren e Emma Stone.
Ceremonia e Golden Globes, e cila i paraprin asaj të Academy Awards, do të zhvillohet më 7 janar 2018. /Telegrafi/