Site icon Telegrafi

Shakira dhe makthi i papritur që po përjeton me fëmijët në Miami

(Foto: Getty Images)

Shakira po jeton një moment përmbushjeje qëkur vendosi të transferohej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këngëtarja kolumbiane e përfshiu në marrëveshjen e shkurorëzimit me Gerard Pique që djemtë e saj, Sasha dhe Milan, të jetonin me të në Miami.

Fëmijët janë përshtatur me jetën e re në SHBA, me një shkollë të re dhe miq të rinj. Përveç kësaj, së bashku me nënën e tyre ata po bëjnë shumë aktivitete sociale në një qytet që ka shumë dinamikë, sepse aty jetojnë shumë personalitete të njohura.

Sasha dhe Milan e kanë shfrytëzuar edhe vizitën e babait të tyre, i cili kaloi disa ditë në Miami, siç parashikohej në marrëveshje. Tani, avokatët e Shakira dhe Pique, sipas disa raportimeve të mediave, do të negociojnë çështjen e pushimeve që do t’i çonin fëmijët në Barcelonë për një sezon, pasi të përfundojë shkolla.

Lexo po ashtu Shakira publikon këngën e re dedikuar fëmijëve të saj teksa nuk mungojnë ‘thumbat’ për Gerard Piquen

Deri këtu gjithçka është normale, edhe pse javët e fundit një ngjarje e ndryshoi tërësisht situatën me këngën e fundit të saj. Në videoklipin “Acrostico” u shfaqen fëmijët e tyre, gjë që mund ta kishte mërzitur ish-futbollistin për shkak të atij ekspozimi dhe për shkak se nuk do ishte paralajmëruar.

Mirëpo, diçka është kthyer në makth për Shakiran në Miami që ka të bëjë me fëmijët e saj. Në Barcelonë, ajo kishte vendosur një kufi, me një deklaratë të fortë: “Ju lutemi përmbahuni nga ndjekja e tyre në dalje ose në hyrje të shkollës, duke i pritur në derën e shtëpisë sonë, ose duke i ndjekur në aktivitetet e tyre jashtëshkollore dhe lozonjare, siç kishte ndodhur çdo ditë në Barcelonë për të marrë kapje fotografike ose vlerësime më të mira”.

Lexo po ashtu Pas darkës në Miami, Shakira fotografohet sërish në shoqëri të Lewis Hamilton teksa shijojnë një shëtitje me varkë

Deklarata e mëparshme e këngëtares është bërë sërish aktuale. Sipas medias El Nacional, në Miami po ndodh e njëjta gjë si në Barcelonë. ‘Persekutimi’ nga mediat, gazetarët dhe paparacit, vazhdon të ndodhë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shakira dëshiron t’i japë fund kësaj.

Ndërrimi i vendbanimit në Miami në një tjetër nga ai i tanishmi, mund ta zbusë këtë, për të gjetur një qetësi që ende nuk e kanë Shakira dhe fëmijët e saj. Presioni mediatik është bërë i padurueshëm dhe kolumbiania po kërkon zgjidhje të menjëhershme. /Telegrafi/

Exit mobile version