Site icon Telegrafi

Shakira dhe Hamilton të pandashëm – pas garës së Formula 1, fotografohen bashkë në darkë me miq

(Foto: Getty Images)

Duket se pas ndarjes së shumëpërfolur me Gerard Pique, Shakira e ka gjetur sërish lumturinë në dashuri dhe vendosi ta shfaqë në Barcelonë, nga ku u shpërngul me fëmijët e saj në prill të këtij viti.

Gjegjësisht, Grand Prix i Spanjës u mbajt në qytetin spanjoll dhe këngëtarja e njohur ishte në zonën e Mercedesit, për ta ndjekur pilotin e Formula 1, Lewis Hamilton.

Kamerat e kanë kapur këngëtaren atraktive kolumbiane në disa raste, ndërsa ajo edhe vet është mburrur me një fotografi nga pista në profilin e saj në Instagram.

(Foto: Instagram/shakira)

“Është bukur të kthehem në Barcelonë”, ka shkruar Shakira e pasuar nga komentet e shumta të ndjekësve të saj, të cilët iu referuan vargjeve të këngës së saj duke thënë se këngëtarja tashmë e ka zëvendësuar ‘Twingon’ (që i referohet Piques) me një Mercedes (që i referohet Hamiltonit).

Pas garës, Shakira dhe britaniku përfunduan duke darkuar me miqtë dhe çifti ishte i pandashëm.

Ata u fotografuan së bashku për herë të parë në Miami, po në garën e Formula 1. Më pas u shoqëruan në një jaht dhe më pas filluan thashethemet se mes tyre kishte diçka më shumë se miqësi. /Telegrafi/

Exit mobile version