Disa e konsiderojnë këtë vazhdim si një “dështim të plotë” dhe një “zhgënjim të madh”, duke argumentuar se shfaqja ka humbur “avantazhin” që pati në sezonin e parë.
Daniel Feinberg i ‘The Hollywood Reporter’ shkruan se sezoni i dytë nuk funksionon, ndërsa Rebecca Nicholson e ‘The Guardian’ kritikon ritmin dhe thotë se shfaqja humbet drejtimin pas disa episodeve.
Therese Lacson nga Collider thekson se kthesat e komplotit janë shumë të parashikueshme dhe se shfaqja e “ndez dritat” për të siguruar që audienca kupton gjithçka, shkruan DailyMail.
Ed Power i ‘The Telegraph’ e përshkruan sezonin e dytë si një “album të dytë të vështirë”, duke thënë se ka shumë të ngjashme me sezonin e parë, por pak përpjekje për të sjellë diçka të re.
Megjithatë, disa kritikë, si Tim Glanfield i ‘The Times’ dhe Annabel Nugent i ‘The Independent’, e konsiderojnë sezonin e dytë si më kompleks dhe të nuancuar, duke lavdëruar ritmin dhe zhvillimin e karaktereve.
Shumë shikues kanë shprehur zhgënjim në X, duke u ankuar për vonesën e madhe dhe përmbajtjen e sezonit të dytë. /Telegrafi/