Sevilla ka barazuar ndaj Eibarit me rezultat 1-1 në javën e katër të La Ligas.
Pas këtij barazimi Sevilla renditet në vendin e pestë me tetë pikë, ndërsa Eibari në të shtatin me po aq pikë.
Por, ky takim është bërë pjesë e historisë së La Ligas për faktin se është takimi i parë që një klub (Sevilla) e fillon një ndeshje në kampionatin elitar spanjoll pas asnjë lojtarë nga Spanja në formacionin startues.
Kjo nuk kishte ndodhur asnjë herë më parë, gjithsesi për të parë spanjollin e parë me fanellën e Sevillas në këtë takim u deshtë të presim 14 minuta, pasi Sergio Escudero u fut në vend të Adil Ramit. /Telegrafi/