Site icon Telegrafi

Setien publikon listën e lojtarëve për ndeshjen ndaj Getafes, ftohet edhe Rey Manaj

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Rey Manaj është ftuar për herë të parë në ekipin e parë të Barcelonës.

Barcelona do të luajë nesër (e shtunë) në shtëpi me Getafen në takimin e vlefshëm për javën e 24-të të La Ligës.

Në këtë takim, klubi katalunas ka shumë mungesa dhe trajneri Quique Setien ka ftuar vetëm 18 futbollistë.

Lexo po ashtu Rey Manaj pjesë e listës së futbollistëve të Barcelonës për Ligën e Kampionëve

Njëri nga të ftuarin për këtë ndeshje është edhe sulmuesi shqiptar, Rey Manaj, i cili ftohet për herë të parë me ekipin e parë katalunas.

Në listën nuk mungojnë as emrat e mëdhenj si Lionel Messi, Antoine Griezmann, Sergio Busquets dhe Gerard Pique. /Telegrafi/

Exit mobile version