Quique Setien nuk është i shqetësuar për mungesë autoriteti në raport me lojtarët e Barcelonës.
Në mediat spanjolle kanë nisur spekulimet për pakënaqësi në mesin e lojtarëve blaugranë lidhur me veprimet dhe vendimet e trajnerit.
“Nuk e di si mund të thoni se nuk kemi kontroll. Nuk kemi kurrfarë problemi. Jemi të kënaqur me skuadrën”.
“Secilën herë që bisedojmë me lojtarët, ata e pranojmë dhe kanë një qëndrim të jashtëzakonshëm”.
“Disa i japin mendimet e tyre, sepse ua kërkojmë, por asgjë më shumë”, ka deklaruar trajneri në një konferencë për shtyp. /Telegrafi/