“Administrata e presidentit amerikan pritet që ta rrisë trysninë ndaj Bullgarisë për debllokimin e procesit eurointegrues të Maqedonisë së Veriut, ndërsa urdhri aktual që e lëshoi presidenti amerikan këtë javë, ka për qëllim të bëjë trysni për përmirësimin e sundimit të së drejtës në Ballkanin Perëndimor”.
Këtë sot e deklaroi Daniel Serwer, eksper për Ballkanin në universitetin “John Hopkins” në Washington. Sipas tij, bisedimet mes Shkupit dhe Brukselit për anëtarësim në BE duhet të nisen në qershor.
“Shpresoj se do të ndodhë kjo, por për fat të keq vendet anëtare kanë të drejtën e vetos”, tha Serwer.
Ai pret nga administrata amerikane të kryejë trysni ndaj Bullgarisë për gjetjen e zgjidhjes së shpejë për “kërkesat apsurde ndaj Maqedonisë së Veriut” lidhur me gjuhën dhe historinë.
“Administrata do të zbatojë trysni të madhe ndaj Bullgarisë”, tha Serwer.
Për urdhrin e Biden për dënimin e personave nga Ballkani Perëndimor, tha se ka për qëllim të bëjë trysni ndaj qeverive në rajon për ta ndalë korrupsionin dhe krimin si dhe ta përmirësojnë sundimin e së drejtës./Telegrafi/