Site icon Telegrafi

Seriali komik “Shtëpia e Pleqve” krijon një ‘parti politike’ brenda tij

Seriali komik “Shtëpia e Pleqve” me skenar dhe regjinë e Shkelzen Sylejmanit është ndër serialet më të shikuara në vend.

Ky seriali ka trajtuar problemin e të moshuarve dhe gjeneratave të mesme në vendin tonë për gjatë 29 episodave në RTK.

Tani në sezonën e dytë Metushi në rolin kryesor ka vendosur të themelojë partinë më të re në vend, PMK (Partia e mesme e Kosovës) që do të trajtojë shtresën sociale dhe përmes humorit do të paraqesë jetën politike dhe punën e partive në Kosovë.

Në “Shtëpinë e Pleqve”, Metushi tani do jetë në shoqërinë e bodyguardve, fenomen ky i politikanëve tonë.

Në kastin e aktorëve të serialit janë bashkëngjitur emra të rinj e ndër ta është edhe aktori i ri Kastriot Hetemi, një talent i ri i cili do të jetë në rolin e Mickey Mouse-uit, truprojë i kryetarit (Metushit).

Seriali “Shtëpia e Pleqve” transmetohet çdo të Premte në ora 21:00 në RTK 4. /Telegrafi/

Exit mobile version