Sergio Ramos ishte protagonist gjatë gjithë javës, si për praninë dhe pjesëmarrjen e tij në ceremoninë “Latine Grammy”, të zhvilluar në kryeqytetin e Andaluzisë, ashtu edhe për një episod në stërvitjen e fundit të javës.
Qendërmbrojtësi i Sevillas ndaloi makinën e tij në dalje të “Nervión Sports City” për të firmosur autografe dhe bluza, ndërkohë që refuzoi të nënshkruajë një fanellë të Real Madridit.
Kjo ka shkaktuar një bujë në rrjetet sociale, për atë që është komentuar si një mosrespekt nga ish-kapiteni i Real Madridit ndaj ish-klubit të tij.
Antes de ese momento ya le había firmado unas 6 camisetas del @realmadrid.
Y luego es gente que las subasta o vende en Internet… https://t.co/viiEsZu0r5— Sergio Ramos (@SergioRamos) November 18, 2023
“Para atij momenti unë kisha nënshkruar tashmë rreth gjashtë fanella të Real Madridit. Dhe pastaj ka njerëz, që ato i nxjerrin në ankand, ose i shesin në internet”, ka thënë spanjolli.
Në këtë mënyrë Ramos dëshiron të shmangë çdo lloj polemike me ish-skuadrën e tij, me të cilën ka patur edhe një tjetër episod ditët e fundit. Ishte ditëlindja e djalit të tij Marcos, në tortën e të cilit u shfaq stema e Sevillas, por jo edhe ajo e Real Madridit.
Ramos u rikthye tek Sevilla gjatë afatit kalimtar veror pasi paraprakisht ishte pjesë e tyre 18 vjet më parë./Telegrafi/