Site icon Telegrafi

Sergio Ramos rikthehet i vjetri, përjashtohet pas dy të verdhëve brenda pak sekondave

Sergio Ramos ka marrë dy nga kartonët e verdhë më të shpejt në histori të futbollit në ndeshjen e Paris Saint-Germain ndaj Reims.

Paris Saint-Germain ka udhëtuar drejt Reims për ndeshjen e javës së 10 në Ligue 1.

Megjithatë, jo gjithçka shkoi mirë për kampionët francez, pasi përveçse nuk arritën ndonjë gol të hershëm, mbeten edhe pa një lojtar.

Minuta e 41-të e ndeshjes ishte ‘fatkeqe’ për parisienët.

https://twitter.com/Its_a_Goal_/status/1578837974287994881

I ndëshkuari me të kuq ishte kush tjetër përveçse të njohurit Sergio Ramos.

Ramos mori një të verdhë fillimisht, por pas protestave dhe mos pajtimit me vendimin, gjyqtari ia dha të dytin të verdhë brenda pak sekondave.

Ky ishte kartoni i 28-të i kuq në histori për mbrojtësin spanjoll. /Telegrafi/

Exit mobile version