Roma ka kompletuar transferimin e mbrojtësit anglez Ainsley Maitland-Niles nga Arsenali.
Anësori anglez iu bashkua Giallorosëve si huazim me Romën që ka të drejtën e blerjes në fund të sezonit.
Ndërkohë transferimi i dytë i kryeqytetasve italian pritet të jetë nga Portugalia, ku mesfushori Sergio Oliveira pritet t’iu bashkohet atyre.
29-vjeçari që aktivizohet me Porton ka pranuar transferimin në Serie A, ku do të punojë me Jose Mourinhon.
Corriere dello Sport ka raportuar se edhe dy klubet janë duke finalizuar marrëveshjen për të.
Oliveira do t’i bashkohet Romës si huazim për gjashtë muaj, me Giallorosët që kanë të drejtën e blerjes për 15 milionë euro.
Mesfushori qendror këtë edicion ka zhvilluar 24 ndeshje me Porton, ku ka shënuar pesë gola e ka asistuar në një tjetër.
Objektivi i parë i Romës ishte Boubacar Kamara për mesfushën, por duke parë se francezi vendosi të qëndrojë te Marseille deri në fund të sezonit, atëherë drejtori sportiv Thiago Pinto vendosi që të shkojë tek pista e portugezit.
Gjithnjë sipas gazetës italiane CDS, Zyrtarizimi i Olivieras si futbollist i Romës pritet të bëhet në fillim të javës së ardhshme. /Telegrafi/