Drejtori sportiv i Bayern Munich, Hasan Salihamidzic, ka bërë të ditur se ylli i klubit Serge Gnabry do të ndëshkohet dhe këtë e ka konfirmuar sot edhe trajneri bavarez, Julian Nagelsmann.
Gnabry, përkundër faktit se klubi nuk dinte për këtë, udhëtoi për në “Javën e Modës” në Paris pas ndeshjes kundër Leipzig (1-1). Salihamidzic e cilësoi atë lëvizje si amatore dhe se nuk lejohet në një klub si Bayerni.
“Është amatore. Kjo është pikërisht ajo që nuk është Bayern Munich, duke u gëzuar diku kur ke një ditë pushimi”, deklaroi ai.
Serge Gnabry will not start Bayern's match against Frankfurt, Julian Nagelsmann said, after his fashion show trip to Paris last week. pic.twitter.com/4hSZewR10y
— ANOOP SAMRAJ (@CricSamraj) January 27, 2023
Salihamidzic u “çmend” për shkak të largimit të futbollistit të Bayern në Javën e Modës në Paris.
“Është një ditë e lirë për të pushuar që të mund të futësh gazin në ndeshjen e radhës. Do të flasim me siguri. Sigurisht që duhet folur”, shtoi Braco i njohur.
Trajneri i Bayernit, Julian Nagelsmann konfirmoi në konferencën e sotme për shtyp se lojtari do të dënohet.
Ajo që dihet është se Gnabry është suspenduar për një ndeshje dhe nuk do ta fillojë duelin kundër Eintracht, ka konfirmuar Nagelsmann në konferencën e sotme për shtyp.
Gibt es die Denkpause für Serge Gnabry nach dem Brazzo-Rant? 👀 Was glaubt ihr, wie die Startelf der Bayern aussehen wird? 🤔
Unsere Prognose gibt's hier: ➡ https://t.co/YreGUqZzUi pic.twitter.com/7qVHwUppvM
— SPOX Redaktion (@spox) January 27, 2023
Nuk u diskutua nëse dënimi do të jetë më i gjatë, pasi trajneri i Bayernit konfirmoi se Gnabry nuk do të startojë ndeshjen e radhës të klubit./Telegrafi/