Site icon Telegrafi

Sener1 dhe rigoN largohen nga Blink, ky i fundit thyen heshtjen me një keshillë për të gjithë

Ekipi legjendar dhe i ëndrrave për shqiptarët në CS:GO, i njohur si BLINK, ka mbetur pa dy lojtarë mjaft të mirë, pasi ata nuk kanë rënë dakord për kontratat e reja.

Sener1 është një nga lojtarët e parë nga Kosova që iu bashkëngjit BLINK, para me shume se dy vitesh, ndërsa rigoN ishte pjesa kyçe e ekipit, që me paraqitjet e tij e ndihmoi ekipin të ngjitet në vendin e 23-të në botë.

Gjatë ditës së djeshme Telegrafi ka raportuar se rigoN kishte arritur që ta eliminojë me thikë njërin nga më të fortët në botë, ukrainasin “s1mple”.

Lexo po ashtu Lojtari shqiptar, rigoN e eliminon me thikë lojtarin më të fortë në botë në CS:GO

Por, vetëm një ditë pas këtij suksesi, rigoN, përmes një postimi në Twitter ka bërë të ditur se nuk është më pjesë e BLINK.

“Fatkeqësisht , nuk do të jem më pjesë e Blink Esports. Kaluam shumë mirë së bashku, rezultate të mahnitshme, mezi prisja të vazhdonim rrugëtimin tonë dhe të arrijmë objektivat tona, megjithatë kontrata ime nuk është vazhduar (lojtarët e tjerë janë ende me kontratë), dhe po kërkoj mundësi të tjera. Ju lutem me shkruani DM për ofertat”, ka shkruar rigoN në Twitter.

Por, nuk ka kaluar shumë dhe rigoN ka reaguar në një nga gupet shqiptare, duke i këshilluar të gjithë që para se të nënshkruajnë kontrata, të konsultohen me njerëz profesionistë të fushës.

BLINK numëronte pesë lojtarë shqiptarë dhe është një ndër më të fortat në Ballkan.

Tani pjesë e ekipit kanë mbetur Flatron Halimi, Dionis Budeci dhe Genc Kolgeci.

Counter-Strike: Global Offensive (CS:GO) është një nga video-lojërat që shumë të rinj të Kosovës e gjejnë veten në të për të kaluar një pjesë të kohës së tyre, e madje një pjesë e tyre kanë arritur suksese të mëdha. /Telegrafi/

Exit mobile version