Senatori amerikan Chris Murphy pas vizitës së tij në Prishtinë është ankuar lidhur me cilësinë e ajrit në Kosovë.
Murphy me anë të disa mesazheve të Twitter, ka thënë se për këtë çështje, Kongresi amerikan do të financoj një plan për të zgjeruar energjinë diellore në vendin tonë.
“Kosova, pjesën më të madhe të prodhimit të energjisë e ka nga dy termocentralet me qymyr që janë shumë të ndotura. Imagjinoni të jeni fëmijë që jetoni në këto lagje, duke marrë frymë cdo ditë nga kjo ndotje”, ka shkruar Murphy.
2/ To help fix this, Congress is funding a plan to build solar power here. USAID Administrator Samantha Power @PowerUSAID was here last week to announce a new solar power auction. We talked to Prime Minister Kurti about how to expand on this. https://t.co/ainnaPsZqk
— Chris Murphy 🟧 (@ChrisMurphyCT) May 23, 2023
Ai thekson se për ta mënjanuar këtë problematik, tashmë është biseduar edhe me kryeministrin Albin Kurti.
“Për të ndihmuar në rregullimin e kësaj çështje, Kongresi amerikan po financon një plan për të zgjeruar energjinë diellore. Shefja e USAID-it, Samantha Power ishte këtu gjatë javës së kaluar për të shpallur ankandin e ri të energjisë diellore. Ne kemi biseduar me kryeministrin Kurti se si të zgjerohet kjo”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/
7:30am Tuesday. Wheels up from Pristina, Kosovo. pic.twitter.com/oleyZzWWRU
— Chris Murphy 🟧 (@ChrisMurphyCT) May 23, 2023