Malisheva e ka angazhuar Senad Alirifën në postin e trajnerit, i cili ka nënshkruar kontratë për dy vjet e gjysmë.
Ai do ta zë vendin e Bylbyl Sokolit, metë cilin klubi i ndau rrugët në fund të sezonit që lamë pas.
“Pas dy vite e gjysmë trajneri Senad Alirifa e rimerr drejtimin e skuadrës në pozitën e kryetrajnerit”.
“Ai ishte kryetrajner i Malishevës plot tri vite. Nga Liga e dytë duke e kualifikuar në Ligën e parë. Në Ligën e parë pati suksese impresive duke e lënë skuadrën në krye të tabelës në sezonin pranveror dhe të përgatitur për Superligë”.
“Arritja e marrëveshjes me trajnerin Alirifa është mjaft emocionuese për klubin tonë dhe presim që së bashku të jemi pjesë e suksesit të ardhshëm të klubit po ashtu si në të kaluarën”.
“Trajnerit i urojmë mirëseardhje në klub dhe presim me padurim të punojmë me të në rrugëtimin tonë drejt Evropës”, thuhet në njoftimin e klubit. /Telegrafi/