Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Naser Selmani, u takua dje me kryetarin e Gjykatës së Lartë, Jovo Vangelovski. Në takim u diskutua për fitimin e përvojave gjyqësore të Gjykatës së Lartë për paditë shpifëse dhe fyerjet ndaj mediave online, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Selmani i kërkoi Gjykatës së Lartë të shqyrtojë iniciativën e Shoqatës në të ardhmen e afërt, ku kërkohet nga Gjykata e Apelit në Shkup të procedojë padit shpifëse ndaj mediave online në përputhje me praktikën e Gjykatave të Apelit në Manastir dhe Ohër.
Selmani vlerësoi se nuk është puna që gjykatat të interpretonin Ligjin mbi përgjegjësinë civile për ofendim dhe shpifje, por duhet ta zbatojnë në mënyrë strikte.
Ai tha se përpjekja e Gjykatës së Apelit për licencimin e mediave, e ka të kufizuar lirinë e shprehjes dhe është në kundërshtim me praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut.
Sipas tij, krijimi i një tabloje të rreme në publik që thuhet se ka një përplasje në ligjet lidhur me trajtimin e padive shpifëse ndaj mediave online, duhet të shërbejë si alibi i qarqeve të caktuara politike që insistojnë në rregullimin më të ashpër të internetit. /Telegrafi/