Site icon Telegrafi

Selmanaj: Projektligji i qeverisë është kundër zyrtarëve publikë

Foto: Arkiv

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka thënë se me projektligjin për zyrtarët publik, të prezantuar nga qeveria, po shtrembërohet baza ligjore.

Në seancën e Kuvendit ku po shqyrtohet për herë të parë ky projektligj, Selmanaj ka thënë se ky projektligj është kundër zyrtarëve publik.

“Neni 9 çka flet? Për herë të parë në Kosovë shtohen edhe dy kritere në rekrutim, e cilat janë ato, përshtatshmëria dhe qëndrueshmëria. Përshtatshmëria me çka? Me sistemin, me partinë politike, me njerëzit që udhëheqin, ku ka kriter profesional të rekrutimit të një shërbyesi civil kur ti i thua a je i përshtatshëm apo jo. Dhe kjo i lihet mbikëqyrësit me vendos, ministri duhet me vendos pasi t’i plotëson krejt kriteret profesionale, a je i përshtatshëm ti apo jo. A je i qëndrueshëm ti apo jo. Por, cilat janë kriteret që matin përshtatshmërinë dhe qëndrueshmërinë e dikujt”, ka thënë Selmanaj.

Sipas tij, qasja e qeverisë me këtë projektligj është më e keqe se çdo veprim tjetër që është bërë ndonjëherë ndaj administratës publike në Kosovë.

“Neni 35, ushtruesi i detyrës aktualisht i kemi gjashtë muaj përkundër që vlerësimin tim edhe gjashtë muaj është shumë, nuk duhet me lënë ushtrues detyre gjashtë muaj. Me këtë projektligj tash po i mundësojmë ne jo 6 muaj, plus 6 muaj të tjerë. Mbikëqyrësi, ministri, ka të drejtë ushtruesit të detyrës të çfarëdo funksioni me vazhdu edhe 6 muaj të tjerë. Po e kthejmë një sistem, të cilin nuk e kemi dashtë dhe e kemi përmirësuar. Për mendimin tim krejtësisht e papranueshme”, ka shtuar ai./kp/

Exit mobile version