Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, për çështjen e veteranëve lënies së veteranëve të UÇK-së jasht Ligjit për pagën minimale, ka thënë se kjo është një betejë të cilën e ka dizajnuar dhe krijuar Albin Kurti.
Selimi ka thënë se nëse shikohet opozitarizmi i Kurtit me dhjetëra postime të tij, ai thotë se Vetëvendosja i do veteranët dhe i mbron veteranët. E, për këtë Selimi ka thënë se veteranët i besuan Kurtit, gjithashtu edhe pjesa tjetër e popullit dhe për këtë Albin Kurti ka ardhur në pushtet.
Selimi ka thënë se sot ka qenë testi i Kurtit që të mbrojë veteranët, e ku, sipas tij, Kurti ka ngelur me qëllim në këtë test, “për shkak se i konvenon ta ketë këtë diversion politik”.
Ai tha se Qeveria Kurti e ka humbur rrugën në oborr.
“Në këtë moment unë konsideroj se Qeveria e ka humbur rrugën në oborr të vet. I duhet një diversion me të cilin ka nevojë të shpërqendrojë opinionin publik. Diversioni me betejën me veteranët i konvenon Kurtit, sepse nuk e ka elektorat te vetin dhe ka disa elemente që mundet me i lidh me korrupsionin. Kurti e ka përkthy korrupsionin, e ka lidhur korrupsionin me luftë e me disa komandantë dhe ushtarë”, është shprehur Selimi, në Debat Plus në RTV Dukagjini.
Ai ka shtuar se kjo betejë i konvenon Kurtit, për shkak se mund të zgjidhet shumë lehtë, pasi është diskutuar kalkulimi financiar.
“Është i thjeshtë, por Kurti vendosi mos ta bëjë. Dhe arsyetimi i Kurtit ishte se listat nuk janë pastruar. Vetëm autokratët, mbretërit e bëjnë gjyqësinë para gjykatës. Ai tha nuk janë pastruar listat, sepse nuk janë 60 mijë 30 mijë…”
“Ai e dha verdiktin e një procesi që gjendet në gjykatë. Pra Kurti e bën gjyqësinë vetë dhe kjo e bën të tmerrshme dhe të frikshme këtë qeverisje veçanërisht, çasjen e Kurtit”, tha Selimi. /Portal D/