Site icon Telegrafi

Selimi kërkon konsultim me shefat e grupeve parlamentare

Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur një seancë të jashtëzakonshme me rend dite: Shqyrtimi i parë i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020.

Shefi i grupit parlamentar nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka kërkuar që ky projektligj të bëhet me procedurë të përshpejtuar.

Mirëpo opozita e ka kundërshtuar një gjë të tillë duke thënë se pozita po e shfrytëzon situatën e krijuar në vend në mënyrë që ta kalojë buxhetin për vitin 2020.

Pas këtyre kundërshtimeve, Selimi ka kërkuar që të konsultohet me shefat e grupeve parlamentare.

“Po i kuptoj edhe shqetësimet e tyre, por po e shoh të nevojshme nëse kam mirëkuptimin e tyre që të kërkoj një konsultë shtesë më të gjithë shefat e grupeve parlamentare në mënyrë që ta kemi një konsultë të shkurtër për të diskutuar edhe një herë sepse vërtetë kemi për çfarë të flasim”.

Exit mobile version