Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela thotë se nën qeverisjen e VLEN-it shqiptarët nuk avansuan asnjë të drejtë, por përkundrazi u shkurtuan të drejtat që i kishin.
“Asnjë e drejtë shqiptare nuk u avansua me këtë qeverisje, përkundrazi na u shkurtuan të drejtat.
U largua balancuesi, u kontestua ligji për Gjuhën Shqipe dhe po të ishte për VLEN-in do ishte kry moti ajo punë, por Fronti reagoi dhe u parandalua ai vendim nga Gjykata Kushtetuese.
Sot administratorët shqiptarë nuk ndihen të lirë siç ishin dikur, sot prindërit shqiptarë a ndihen të sigurtë në klinikat e Shkupit? Natyrisht se jo, sepse ka ndodh ndryshim për të keq në këtë qeverisje”, tha Sela në “Klan Debat”.
Sela shtoi se VLEN nëse ka konstatuar lëshime në ligjet që i shfuqizuan, duhej t’i korrigjonin, e jo të shfuqizonin ligje pa asnjë zgjidhje konkrete.