Pavarësisht se sa e fortë është lidhja me partnerin tuaj, çdo femër ka sekretet e saja të cilat ka frikë t’ia tregoj partnerit
Sidoqoftë, shumë shpejt mund të vijë koha kur një gjë e tillë bëhet e pashmangshme.
Prandaj, për t’iu shmangur konflikteve potenciale, e veçanërisht për t’iu shmangur ndarjes si pasojë e “gënjeshtrave”, është mirë që këto pesë gjëra t’ia thoni sa më herët atij, transmeton Telegrafi.
Për frikën tuaj
Tregoni për frikën që e keni se ai mund t’ju shfrytëzojë dhe se kjo frikë vjen si pasojë që në të kaluarën dikush ju ka përqeshur apo abuzuar.
Të fshehtat seksuale…
Tregoni se shpeshherë në vend se të bëni seks me partnerin, ju preferoni të shikoni filma pornografik për ta kënaqur veten.
Varësitë…
Nëse jeni e varur nga alkooli apo droga dhe këto gjëra ju bëjnë të ikni nga e ardhmja, është mirë t’i tregoni hollësisht partnerit për ndjenjat tuaja.
Konsumimi i tepërt i ushqimit…
Nëse hani çokollata dhe ëmbëlsira natën vonë kur të gjithë kanë fjetur, mos u ndjeni e turpshme t’ia tregoni këtë partnerit.
Mendimet e shfrenuara
Çdo njeri ka mendime të “shfrenuara”, por ka frikë t’i thotë ato me zë të lartë nga mendimi se të tjerët do ta marrin atë si të çmendur.
Sidoqoftë, nëse keni mendime të tilla, dijeni që është një gjë normale dhe ai nuk do t’ju braktisë për këtë. /Telegrafi/