Site icon Telegrafi

Sekretarja e Thesarit: Inflacioni në SHBA do të jetë shumë më i ulët deri në fund të vitit 2023

Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen ka parashikuar të dielën një reduktim të konsiderueshëm të inflacionit në vitin 2023.

Yellen po ashtu ka përjashtuar një “goditje” të papritur të inflacionit.

“Unë besoj se deri në fund të vitit të ardhshëm do të shihni inflacion shumë më të ulët”, tha Yellen.

E pyetur për gjasat e recesionit, ajo tha se ekziston rreziku i një recesioni.

Komenti i Yellenit erdhi disa ditë përpara se Rezerva Federale të ngadalësojë ritmin agresiv të rritjes së normave të interesit që ka ndjekur këtë vit.

Kryetari i FED-it, Jerome Powell ka paralajmëruar një rritje më të vogël apo gjysmë pikë përqindjeje të normës.

Yellen ka theksuar se rritja ekonomike po ngadalësohej ndjeshëm, inflacioni po lehtësohej dhe ajo mbeti me shpresë se tregu i punës do të mbetet i shëndetshëm.

Ajo tha se shpresonte se rritja e inflacionit do të ishte jetëshkurtër dhe tha se qeveria amerikane kishte marrë “shumë mësime” në lidhje me nevojën për të ulur inflacionin pas çmimeve të larta që u panë në vitet 1970. /Telegrafi/

Exit mobile version