Para disa ditësh Kosova dhe SHBA-ja kanë nënshkruar marrëveshjen për sigurinë e rrjetit 5G. Për këtë ka reaguar edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.
Në marrëveshjen e rrjetit 5G, përveç Kosovës, pjesë e saj u bënë edhe Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, ndërsa Pomepo thotë se këto tri shtete do të jenë pjesë e rrjetit të pastër.
Përmes një postimi në Twitter, Sekretari amerikan ka thënë se në këtë koalicion tanimë janë edhe 27 vende anëtare të NATO-s e 25 të BE-së.
“Me marrëveshjen trepalëshe të sigurisë së rrjetit 5G, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova i bashkëngjiten rrjetit të pastër. Ky koalicion në rritje i rrjetit të pastër dhe kompanive të pastërta përfshinë po ashtu 27 shtete anëtare të NATO-s, 25 të BE-së, dhe 11 shtete të tri detërave, gjithashtu edhe shumë kompani të tjera të njohura në botë”, ka shkruar ai .
With the triple signing of 5G security MOUs, Bulgaria, North Macedonia, and Kosovo have joined the Clean Network. This growing coalition of Clean Countries and Clean Companies also includes 27 NATO, 25 EU, and 11 Three Seas states, as well as many top companies in the world. pic.twitter.com/pcPwbxocrL
— Secretary Pompeo (@SecPompeo) October 27, 2020
Ndryshe, gjatë vizitës në Maqedoni javën e kaluar, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe nënsekretari amerikan i Shtetit për rritjen ekonomike, energjinë dhe mjedisin, Keith Krach, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për krijimin e rrjeteve të pastra 5G.
Në Ambasadën e Kosovës në Shkup, kryeministri Hoti, pas nënshkrimit, tha se një memorandum i tillë është shenjë e fuqishme e presidentit amerikan Trump për të quar përpara marrëveshjen e Uashingtonit.
Nënsekretari amerikan i Shtetit për rritjen ekonomike, energjinë dhe mjedisin, Keith Krach tha se Kosova është partner strategjik shumë i vlefshëm për Amerikën. /Telegrafi/