Site icon Telegrafi

Sejdiu: Të hetohen të gjitha rastet e vdekjeve brenda klinikave

Pleurat Sejdiu,

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu ka folur në lidhje me vdekjen e djeshme të një pacienti në Klinikën e Kardiokirurgjigjisë ka vdekur, ndonëse mjeku, Kushtrim Shala, operacionin e kishte cilësuar si të suksesshëm.

Ai tha se mjeku në raste të tilla, duhet ta bëjë më të mirën e mundshme, të intervenojë, gjë që siç u shpreh ai, ka ndodhur.

“Mendoj që mjeku në këto raste do të duhet të bëjë më të mirën e mundshme, në kualifikimin e tij në dituritë e tij dhe asesi të pret fatin e të shoh se çka po bën natyra, e shpëton apo jo, është detyrë e tij të intervetojnë, gjë që ka ndodh”, tha ai, për Klan Kosova.

Sejdiu tha se institucionet duhet të hetojnë të gjitha rastet e vdekjeve brenda klinikave.

“Do të duhej normal që intitucionet, ashtu siç është e paraparë me ligj të hetohen të gjitha rastet e vdekjeve brenda klinikave dhe kjo është detyrë, ku edhe autopsia është detyrim”, u shpreh tutje ai.

Exit mobile version