Site icon Telegrafi

Sejdiu flet për foton ku shihen me Thaçin në ballë të protestave të 1992-ës

Ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka folur për foton historike të bërë nga fotoreporteri Ilaz Bylykbashi ku shihet ai dhe ish-kryeministri, Hashim Thaçi, në ballë të protestave të studentëve të Universitetit të Prishtinës.

Pankarta të cilën e mbante Thaçi shkruante ‘Rroftë Universiteti i Kosovës’. Para Thaçit, shihet Fatmir Sejdiu. Ai shton se nuk e ka njohur Thaçin në atë kohë.

“Jo. E di që ka qenë në cilësinë e student apo diçka të ngjashëm”, tha ai.

“Ka qenë një tur në të gjithë kampusin e universitetit. Ishte koha e përgatitjes së përjashtimit të arsimtarëve shqiptarë. Ka ndodhur një protestë e madhe. Ndërhyrja e policisë ishte e madhe dhe ishim buzë një incidenti që mund të ndodhte një përplasje shumë e madhe“, shtoi ai.

Tutje Sejdiu tha se është interesante se si 18 vjet më vonë të dy do të mbanin dy postet më të rëndësishme të shtetit.

“18 vjet më vonë. Fakt i interesant. Janar i 2008-ës kur u fituam postet”, shtoi ai në T7.

Exit mobile version