Site icon Telegrafi

Sejdiu: Boja ishte vizionar e përfaqësues i denjë shtetëror

Ish Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu ka thënë se Profesor Rexhep Boja është një ndër përfaqësuesit më të rëndësishëm në tre dekada të udhëheqjes së Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK).

Sejdiu ka thënë se me ish myftiun Boja ka pas rast të punoj dhe atë e përshkruan si njeri me një urtësi të paparë.

Një njeri me një urtësi të paparë. Urtësia nënkupton edhe trimërinë e veçantë karshi kohës që jetonim’’, ka thënë ai.

Ish presidenti figurën e Bojës e ka shquar si vizionar.

Boja ”ishte një njeri që kishte përgatitje të jashtëzakonshme në fushën e tij dhe që kapërcente edhe përtej saj. Një njeri që ishte i përkushtuar, atdhetar i devotshëm deri në vdekje’’, ka thënë Sejdiu.

Tutje ai ka thënë se Boja ishte i shquar për udhëheqje të BIK-ut.

‘’Ishte i shquar si myfti i Kosovës, si pedagog, si dijetar dhe si figurë e veçuar në funksion të pavarësisë dhe lirisë së Kosovës’’.

Boja ‘’Ishte bartës i përgjegjësive të rëndësishme si anëtar i Këshillit Transitor të Përkohshëm që ishte bërthama e Institucioneve pasuese të  Kosovës dhe më vonë në fushën e diplomacisë, duke e përfaqësuar Republikën e Kosovës fillimisht si i ngarkuar më punë e më vonë ambasador fuqiplotë në njërin nga vendet më me influencë në botën islame Arabinë Saudite’’, ka thënë Sejdiu.

Ish Presidenti tutje në konferencë shkencore për nderë të figurës së ish-myftiut dhe ish ambasadorit Boja ka thënë se ai ishte bërë përfaqësues e më vonë ambasador në një kohë shumë të ndjeshme por ai ka thënë se ishte njohës shumë i mirë i botës islame.

Boja ”ishte një personalitet që njihte shumë figura që ishin në pushtet në atë kohë dhe aktuale, ishte një njeri që kishte shumë miq nga studimet e tij dhe njerëz që kishte takuar në konferenca të rëndësishme që folshin për krizat botërore por edhe situata të tjera dhe Rexhep Boja ka pas atë mundësi dhe ato kapacitete që ti bëjë”.

Sejdiu ka thënë gjithashtu se Boja ka dëshmuar për unitet si në kohën e rezistencës paqësore po ashtu edhe asaj luftarake pa dallime fetare por ”si vëllezër të një gjaku”.

 

Exit mobile version