Taulant Seferi është larguar edhe njëherë nga kampioni i Zvicrës, Young Boys Bern.
Sulmuesi shqiptar edicionin e kaluar ishte pjesë e skuadrës zvicerane Winterthur në Challange League.
Pas paraqitjeve mjaftë të mira me Winterthur, Seferi është rikthyer përsëri tek Young Boys.
Por kampioni në fuqi i Zvicrës ka vendosur ta huazojë përsëri për një vit tjetër Seferin, kësaj radhe në elitën e futbollit zviceran.
Skuadra e Xamax ka arritur t’i fitojë shërbimet e Seferit edhe pse interesim kishin shprehur edhe disa ekipe të tjera.
“Shumë i lumtur që do të jem 1 vjet i huazuar tek skuadra e madhe siç është Xamax. Falënderimi i takon Zotit, familjes sime dhe menaxherit tim Shkumbin Qormemeti. Do të jap më të mirën time për t’i arritur objektivat e mija dhe të klubit”, ka shkruar Seferi. /Telegrafi/