Egzon Bejtullai ishte mysafiri i radhës në podcastin që është prodhim i Telegrafit, “Arena e Yjeve”.
Ylli i Dritës ka rrëfyer se si kur ishte pjesë e Helsinborg, ish-mbrojtësi i Juventusit Olof Mellberg i kishte folur rreth karrierës.
“Shumë kam mësuar prej tij, bile kur pata shku atje ishte në pozicionin e njëjtë, unë luaja si mbrojtës i djathtë edhe si qendërmbrojtës”, rrëfeu Bejtullai.
“Mellberg më pati pritur shumë mirë dhe me kalimin e kohës më tregon se si të pozicionohem në fushë dhe më tregonte se si dëshironte unë të luaja”.
“Ishte një ndeshje miqësore, dhe unë luaja shumë ashpër, bile ishte një refer shqiptar – por unë nuk e dija…”, ka rrëfyer më tej mbrojtësi shqiptar.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë Patos , KGM Kosova dhe Golden Eagle Energy Drink. /Telegrafi/