Site icon Telegrafi

Së shpejti do të ndalohet transmetimi i muzikës serbe në Maqedoni

Shoqata për mbrojtjen e të drejtave të autorit dhe të drejtave të muzikës, me kërkesë të Organizatës së autorëve të muzikës serbe ‘SOKOJ’, nga 1 tetor ndalon punën publike të muzikës nga repertuari i ‘SOKOJ’ të të gjitha stacioneve radiotelevizive në territorin e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Arsyet për vendimin për të ndaluar përdorimin e repertuarit të ‘SOKOJ’ rrjedh nga fakti se liçenca e lëshuar nga Ministria e Kulturës organizatës ‘SOCOM MAP’ dhe propozimi ‘Rregullore me tarifa për përdorimin e autorëve muzikor, ‘copyright” është zvogëluar për 50 përqind në lidhje me shpalljen publike të të drejtave të autorit muzikor, krahasuar me propozimin e ‘ZAMP’, ndërsa në fushën e transmetimit dhe ritransmetimit, propozimi është rreth 100 përqind më i ulët”, thuhet në deklaratën e ‘ZAMP’. /Telegrafi/

Exit mobile version