Telegrafi

Së shpejti do të mbahet edicioni i 11-të i “Summer Cult”

Së shpejti do të fillojë edicionin e 11-të, të Festivalit vjetor për regjisorë dhe artistë të rinj, “Summer Cult XI”.

Ky festival, po organizohet në kuadër të programit vjetor të Cult Club, transmeton Telegrafi.

Këtu mund ta gjeni programin e Festivalit.

Në një komunikatë nga Cult Club, thuhet se festivali do të mbahet nga data 16 deri me 18 shtator, dhe shfaqjet do të jepen në teatrin “Dodona”.

“Festivali mbahet në Prishtinë, prej 16 deri me 18 shtator 2024. Shfaqjet teatrore nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, do të jepen në Teatrin “Dodona”, prej orës 17:00. Festivali është i natyrës konkuruese, ku shfaqjet do të shpërblehen me çmimet përkatëse”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/