Babastars do të publikojnë shumë shpejt projektin e ri.
Agon Amiga dhe Cozman me anë të një paralajmërimi në rrjetin social Instagram, kanë konfirmuar lansimin e projektit të ri të tyre.
“Shih ti Kishe” titullohet projekti i tyre i cili do të vijë këto ditë.
Projekti është punuar në studion e Kico Beats, BigDeal Records.
Kurse, klipi është punuar nga Mojo dhe do të jetë një projekt interesant.
Pos tjerash, Cozman lansoi kohë më parë edhe projektin solo, “NiNat” që u prit mirë nga publiku, e tash është mysafir në projektin e Amigës.
Cozman dhe Amiga vazhdojnë të jenë ‘single’ pasi ishin ndarë e dashura, respektivisht bashkëshortja. /Telegrafi/