Site icon Telegrafi

Më se 100 garuese në “Auto Slalom” që u zhvillua në Ferizaj, pjesë e garës edhe presidentja Jahjaga (Foto)

Ka përfunduar gara “Auto Slalom” në disiplinën e grave që u zhvillua në Ferizaj, në kuadër të Kampionatit të organizuar nga FASK.

Në këtë aktivitet sportiv, ku morrën pjesë më se 100 garuese nga vendi dhe rajoni, ishte pjesë edhe ish-presidentja Atifete Jahjaga, që e ndihmoi shumë organizimin e garës, transmeton Telegrafi.

“Gjithmonë kam qenë lobuese, një përkrahëse e fuqishme e rolit të gruas, jo vetëm në Kosovë, por edhe në nivelin ndërkombëtar, pra gjithmonë kam luftuar për potencial, në kapacitetin dhe fuqinë e gruas. Shpesh herë unë kam dëgjuar zëra se gratë dhe vajzat nuk e kanë vendin në shumë fusha e në veçanti në sport, mirëpo gratë gjithmonë po e tregojnë të kundërtën, e tregoi edhe Majlinda me fitimin e medaljes së artë” ka thënë mes tjerash Jahjaga para të pranishmëve.

Kjo pasi ish-presidentja kishte kërkuar nga komunat e Kosovës, që të ofrojnë mundësi për zhvillimin e “Auto Slalom”, meqenëse komuna e Prishtinës nuk e kishte dhënë lejen për të lejuar mbajtjen në kryeqytet.

Në këtë organizim ka qenë edhe kryesuesja e kuvendit të Ferizajt, Kristina Gashi Bytyçi, deputetja Duda Balje, si dhe shumë personazhe të famshme nga bota e aktrimit dhe muzikës. /Telegrafi/

Exit mobile version