Telegrafi

Scholz: Planifikoj të flas sërish me Putinin “në kohën e duhur”

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka thënë se ai po planifikonte të diskutonte situatën në Ukrainë me presidentin rus Vladimir Putin edhe një herë përmes telefonit “në kohën e duhur”.

Udhëheqësi gjerman tha se kishte kaluar shumë kohë nga telefonata e tyre e fundit, transmeton Telegrafi.

“Por unë planifikoj të flas me Putinin përsëri në kohën e duhur”, tha ai.

Kur u pyet për ndryshimin e mundshëm të pushtetit në Rusi, Scholz tha: “Mua nuk ma ndjen për pyetje të tilla spekulative. Në fund të fundit, autoritetet në Moskë dhe Kiev do të duhet të arrijnë një marrëveshje”.

Diskutimi i fundit me telefon mes Scholzit dhe Putinit u zhvillua më 2 dhjetor dhe zgjati rreth një orë. Ata folën për konfliktin në Ukrainë dhe pasojat e tij.

Presidenti rus i kërkoi gjithashtu Berlinit “të rishqyrtojë pozicionin e tij në kontekstin e zhvillimeve në Ukrainë” gjatë telefonatës, e cila u iniciua nga Gjermania. Para kësaj, dy liderët patën një bisedë telefonike më 13 shtator. /Telegrafi/