Kancelari gjerman Olaf Sccholz ka thënë gjatë një interviste dhënë për Bild, se ekziston një konsensus me presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, që armët e perëndimit të mos përdoren për sulme brenda territorit të Rusisë.
I pyetur për marrëveshjen me presidentin Zelensky, që armët perëndimore do të përdoren vetëm brenda territorit të Ukrainës dhe se me to nuk do të sulmohet Rusia, Scholz tha: Ekziston një konsensus për këtë”, transmeton Telegrafi.
Përveç kësaj, kancelari gjerman reagoi ndaj deklaratës së presidentit rus Vladimir Putin se “Rusia kërcënohet nga tanket gjermane”.
Scholz tha se “Fjalët e tij janë një lloj krahasimi absurd historik me të cilat po tenton të arsyetojë sulmin e tij ndaj Ukrainës. Por kjo luftë nuk mund të arsyetohet. Rusia po zhvillon një luftë të pamëshirshme kundër Ukrainës”.
Ai madje shpjegoi parimet mbi të cilat Gjermania po i ofron ndihmën ushtarake Ukrainës.
“Së bashku me aleatët tanë po i dorëzojmë tanket në Ukrainë në mënyrë që të mund të mbrohen. Me kujdes kemi analizuar çdo dërgesë të armëve, jemi koordinuar ngushtë me aleatët tanë, para se gjithash me SHBA-të. Një qasje e tillë e përbashkët parandalon eskalimin e luftës”, shtoi Scholz. /Telegrafi/