Rezultati i zgjedhjeve evropiane ishte i keq për të gjitha partitë e koalicionit qeveritar të Gjermanisë, tha të hënën kancelari Olaf Scholz.
Partia Social Demokratike (SDP) doli e treta pas Unionit Kristian Demokrat (CDU) dhe Alternativës së ekstremit të djathtë për Gjermaninë (AfD) në zgjedhjet e fundjavës, raporton skynews.
“Askush nuk këshillohet që thjesht t’i kthehet biznesit si zakonisht”, tha i pari i qeverisë gjermane në një konferencë shtypi në Berlin, duke shtuar se fitoret e partive të ekstremit të djathtë janë shqetësuese dhe nuk duhet të normalizohen.
“Ne duhet të shqetësohemi për këtë. Ju nuk mund të mësoheni kurrë me të dhe detyra jonë duhet të jetë largimi i tyre”, tha ai.
Scholz tha gjithashtu se ishte në favor të marrjes së shpejtë të një vendimi për udhëheqjen e BE-së, duke shtuar se presidentja e Komisionit Evropian duhet të mbështetet në një shumicë demokratike të partive tradicionale demokratike në Parlamentin Evropian.
Ndryshe, sikurse Sholz, edhe presidenti francez, Emmanuel Macron ka pësuar humbje në zgjedhjet evropiane. /Telegrafi/